Zyrtarë të lartë rusë dhe amerikanë diskutuan sot rezultatet e bisedimeve të paqes mes Moskës dhe Kievit, të cilat u mbajtën një ditë më parë në Stamboll.
Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov rus ka pasur një telefonatë me homologun e tij amerikan Marco Rubio, shkruan skynews.
“Kryetarët e ministrive të punëve të jashtme shkëmbyen mendime mbi rezultatet e negociatave ruso-ukrainase të mbajtura një ditë më parë në Stamboll”, sipas ministrisë së Jashtme ruse.
Rubio mirëpriti marrëveshjet për shkëmbimin e robërve të luftës, si dhe vendimin e të dyja palëve për të përgatitur vizionet e tyre për kushtet e nevojshme për arritjen e armëpushimit.
Ai theksoi gjithashtu gatishmërinë e vazhdueshme të Uashingtonit për të mbështetur përpjekjet drejt një zgjidhjeje.
Ndryshe, gjatë bisedimeve u diskutuan edhe disa çështje të tjera ndërkombëtare dhe rajonale.