Sami Lushtaku: Për inat ndaj Thaçit, Kurti e ndali projektin e ujit për Drenicën, kështu nuk veproi as Serbia

Sami Lushtaku, kryetar i PDK-së në Skenderaj, që vijon ta mbaj edhe pozitën e nënkryetarit të kësaj komune, deklaroi për Kosovalive se, një pjesë e qytetarëve të Kosovës fatkeqësisht ende kanë dëshirë ta shohin Drenicën në lloç.

Teksa po diskutohet për projekt buxhetin e vitit 2024, Lushtaku rikujtoi duke qenë i bindur se me urdhër direkt të kryeministrit Kurti, Drenicës i është ndalë projekti më strategjik i ujësjellësit. Kjo nuk ka ndodhur sipas tij as në kohën e Serbisë.

Megjithatë z. Lushtaku pohon se e ka një shpjegim pse ndodh kjo nga Kurti. “Për inat të Hashim Thaçit, vetëm pse ai është nga këtu”, është i bindur nënkryetari i Skenderajt.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi