Rusia shpall “agjente të huaj” një nga këngëtaret më të njohura

Një nga këngëtaret më të famshme ruse, Alla Pugacheva, shpesh e cilësuar si mbretëresha e popit sovjetik mund të cilësohet “agjente e huaj”

74-vjeçarja, e njohur ndër breza për hite të tilla si kënga e vitit 1982 “Million Scarlet Roses” dhe filmi i vitit 1978 “The Woman Who Sings”” ka qenë një kritike e zëshme e pushtimit rus të Ukrainës.

Ajo nënshkroi një peticion në vitin 2014 kundër persekutimit të Andrei Makarevich, i cili protestoi kundër aneksimit të Krimesë dhe luftës në Donbas. Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, satiristi Maxim Galkin, u larguan nga Rusia për në Izrael menjëherë pas fillimit të pushtimit të vitit 2022.

Galkin u cilësua “agjent i huaj” në shtator të atij viti. Prokurorët rusë thuhet se i kanë bërë tani një kërkesë ministrisë së drejtësisë të vendit për ta cilësuar Pugachevën “agjente të huaj”.

Këngëtarja në të kaluarën është nderuar nga presidenti Vladimir Putin dhe nga paraardhësi i tij Boris Yeltsin. Kur Mikhail Gorbachev vdiq në vitin 2022, ajo lavdëroi liderin e fundit sovjetik për fjalën e lirë dhe faktin që ishte kundër dhunës.

Kategoritë
BotaLajme