Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll njësinë e vendbanimit Berdychi në Donetsk

“Njësitë e Grupit të Forcave Qendrore, si rezultat i veprimeve aktive të tyre çliruan të gjithë vendbanimin Berdychi të Republikës Popullore të Donetskut”, thuhet në deklaratë

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pretendon se ka marrë nën kontroll njësinë e vendbanimit Berdychi në Donetsk, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e ministrisë përfshihen aktivitetet e forcave ushtarake ruse në luftën Rusi-Ukrainë.

“Ushtria ruse vazhdon luftimet në Ukrainë. Njësitë e Grupit të Forcave Qendrore, si rezultat i veprimeve aktive të tyre çliruan të gjithë vendbanimin Berdychi të Republikës Popullore të Donetskut”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se në 24 orët e fundit janë goditur 25 mjete ajrore pa pilot (dronë) të ushtrisë së Ukrainës.

“Që nga fillimi i operacionit ushtarak e deri më tani kemi rrëzuar 593 avionë, 270 helikopterë, 23.673 dronë, 509 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore,15.989 tanke dhe mjete të blinduara, 1.277 multi-raketahedhës, 9.246 obusë dhe mortaja si dhe 21.441 automjete të posaçme ushtarake ukrainase”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Kategoritë
BotaLajme