Rusia: Morëm kontrollin e vendbanimit Prigorodnoye në Donetsk

“Njësitë ushtarake ruse morën nën kontrollin e tyre vendbanimin Prigorodnoye në rajonin e Donetskut gjatë operacioneve”

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, Igor Konashenkov, njoftoi se ushtria e Rusisë mori kontrollin e vendbanimit Prigorodnoye në rajonin e Donetskut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Konashenkov bëri deklarata për veprimet e njësive ushtarake të Rusisë në luftën në Ukrainë.

Duke thënë se operacionet vazhdojnë, Konashenkov deklaroi se njësitë ushtarake ruse në drejtim të Donetskut morën nën kontrollin e tyre vendbanimin Prigorodnoye në rajonin e Donetskut gjatë operacioneve.

Lidhur me situatën në qytetin Soledar, Konashenkov tha: “Trupat ajrore ruse bllokuan Soledarin nga pjesët veriore dhe jugore të qytetit. Forcat ajrore të Rusisë po sulmojnë pikat mbështetëse të armikut. Ekipet e sulmit po luftojnë në qytet”.

Ai tha se pikat e vëzhgimit dhe komandës së Brigadës së 57-të të këmbësorisë motorike të ushtrisë ukrainase u goditën gjatë sulmeve të njësive luftarake në qytetin Bakhmut.

“Deri më sot shkatërruam 371 avionë, 200 helikopterë, 2.868 mjete ajrore pa pilot, 400 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore, 7.473 tanke dhe mjete të blinduara, 976 raketahedhës të shumëfishtë, 3.809 aviatorë dhe mortaja dhe 8.000 mjete ushtarake, 6 prej tyre speciale”, tha Konashenkov.

Kategoritë
BotaLajme