Rukiqi vendimi i Qeverisë për parandalimin e Covid-19, nuk është i definuar mirë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka treguar se vendimi i ri i Qeverisë për parandalimin e Covid-19, lë hapësirë për interpretim për shkak të mosdefinimit eksplicit të termave

“Ajo që është më e çuditshme në kësi raste është që kjo pjesë e mjeteve që kanë qytetarët s’po shpenzohet këtu, por do të shpenzohet në vende të rajonit, siç e kemi parë nga gjendja sot në kufijtë e Kosovës. Problemi i dytë i këtyre masave është lajmërimi i vonshëm i tyre. Problemi i tretë implementimi i tyre. Dhe problem i katër është se ne ende s’kemi arrit gjatë gjithë ditës me definu çka është market i vogël. Si pasojë e kësaj kemi pasur mijëra euro gjoba. Nëse merren masa ne do t’i respektojmë si të gjithë, por çdo vend i botës po bën edhe një gjë tjetër, masat e stimulimit financiar, qeveria urgjent duhet të miratojë edhe një përkrahje financiare për bizneset”, tha Rukiqi.

Kategoritë
LajmeVendi