“RTL Nieuws” tregon si shembull punën e ekipeve turke të shëndetësisë gjatë vaksinimit

Kanali televiziv holandez “RTL Nieuws”, tregoi si shembull punën e ekipeve shëndetësore në Turqi gjatë aplikimit të vaksinës kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

Kanali televiziv holandez “RTL Nieuws”, tregoi si shembull punën e ekipeve shëndetësore në Turqi gjatë aplikimit të vaksinës kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në llogarinë e tij në rrjetet sociale postoi lajmin e kanalit “RTL Nieuws” rreth punës së bërë nga ekipet mjekësore në të gjitha kushtet e motit për të vaksinuar të moshuarit në të gjithë Turqinë.

“Ne kemi shumë arsye për të qenë krenarë për këtë vend,” shkroi ministri Koca, së bashku me imazhet e publikuara.

Në pamjet thuhet se disa vende të vaksinimit në Holandë janë të mbyllura për shkak të kushteve të dimrit dhe theksohet që ekipet mjekësore në Turqi kanë arritur madje edhe qytetarë në vendet më të largëta për të bërë vaksina COVID-19 edhe në kushte të këqija të motit.

Në mesazh paraqiten edhe momentet kur ekipet mjekësore që punojnë në Van kalojnë rrugë me borë dhe shkojnë në fshatra për të vaksinuar të moshuarit.

Kategoritë
BotaLajme