Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rrëzuar një balonë të dyshuar spiunë kineze që ka flutuar në tgë gjithë Amerikën javën e kaluar.
Tre aeroporte janë mbyllur dhe po ashtu është mbyllur hapësira ajrore në brigjet e Koralinës së Jugut pasi avionët ushtarakë amerikanë shënjestruan objektin mbi Oqeanin Atlantik.
Sipas agjencisë së lajmeve AP, pamjet tregojnë se balona bie në det pas një shpërthimi të vogël.
Presidenti i SHBA Joe Biden u përball me presion të madh për ta rrëzuar atë që kur u shfaq për herë të parë në të gjithë SHBA javën e kaluar.
Roja bregdetare ka këshilluar marinarët të largohen nga zona për shkak të operacioneve ushtarake “që paraqesin një rrezik të madh”, raporton Associated Press.
Agjencia e lajmeve, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, tha se Presidenti Biden kishte dhënë miratimin për të ulur balonën mbi Oqeanin Atlantik, ku mund të nxirren mbeturinat.
Mbërritja e balonës mbi SHBA vjen në mes të tensioneve të përkeqësuara midis Uashingtonit dhe Pekinit, me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken që anuloi një udhëtim në Pekin për këtë çështje.
Blinken tha se prania e balonës së “spiune” ishte “një akt i papërgjegjshëm”.