Rrëzimi i aeroplanit ushtarak rus shkakton 65 viktima, ka raportime se brenda kishte ushtarë ukrainas

Një aeroplan rus i transportit Ilyushin-76 është rrëzuar në jugun e rajonit të Belgorod afër kufirit me Ukrainën. Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se nga ky rrëzim janë shkaktuar gjashtëdhjetë e pesë viktima që sipas tyre ishin ushtarë ukrainas që ishin të burgosur nga rusët dhe që po transportoheshin për shkëmbim të të burgosurve, transmeton Gazeta Metro.

BBC ka thënë se këto informata nuk janë arritur të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Kategoritë
BotaLajme