Rreth 400 mijë euro të ‘thata’, u konfiskuan sot në shtëpitë e zyrtarëve të Ministrisë

Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës përfundoi me 12 të arrestuar, konfiskimin e rreth 400 mijë eurove si dhe disa dokumenteve tjera të rëndësishme si dhe lap-topëve.

Drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Kundër Korrupsionit, Nazim Sahiti ka thënë se në këtë aksion sekuestruar diku afër 400 mijë euro.

“Sot gjatë ditës nga Drejtoria për Krime dhe Kundër-Korrupsion janë sekuestruar një shumë e madhe e parave, diku afër 400 mijë euro. Saktësisht ende nuk e dimë por sillen aty diku”, ka thënë ai.

Kategoritë
LajmeVendi