Rreshterja e SHBA vret veten pas përdhunimit në grup nga kolegët në ushtri

Ka vrarë veten një ushtare e gardës Kombëtare të SHBA-së pas sulmeve seksuale të përsëritura nga kolegët në ushtri.

Reshterja Morgan Robinson u vetëvra në vitin 2018, në moshën 29 vjeçare. Në vitin 2016, ajo ishte sulmuar seksualisht gjate stacionimit në Kuvajt, ndërsa katër muaj para vdekjes, rreshterja u përdhunua në grup gjatë misionit ushtarak në Afganistan, raportojnë  mediat e huaja.

Së fundmi, nëna e ushtarakes së ndjerë, Debbie Robinson, ka folur publikisht për atë që quan mungesë absolute e drejtësisë dhe dhënies së llogarisë për tmerrin e vuajtur nga vajza e saj.

“Dështimi për ndalimin e abuzimeve torturuese i morën asaj jetën”, tregon Debbie.

Ajo shton se kur ajo ishte dërguar në misionin e saj të parë në Lindjen e Mesme, tmerrin nuk e gjeti në fushën e betejës apo në duart e armikut, por u sulmua seksualisht dhe u ngacmua vazhdimisht nga një prej eprorëve të saj .

Kur Morgan tentoi të raportonte sulmet seksuale të eprorët, drejtuesit nuk bënë asgjë për të dënuar dhunën apo për t’i ofruar mbrojtje.

Ajo u përdhunua në grup nga disa ushtarë. E zhgënjyer dhe e tmerruar të raportonte aktin e rëndë, Morgan vrau veten katër muaj më vonë.

Kategoritë
BotaLajme