Reuters: Liderët evropianë thonë se Trump ra dakord të sanksionojë Rusinë nëse s’arrihet armëpushim

Ukraina dhe udhëheqësit evropianë kanë rënë dakord të shtunën për një armëpushim 30-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës pa kushte nga 12 maji i këtij viti 

Për këtë, Reuters shkruan se Macron, Merz, Stramer dhe Tusk kanë deklaruar se kanë marrë edhe përkrahjen e presidentit amerikan, Donald Trump, duke kërcënuar poashtu presidentin rus me sanksione të reja masive nëse Putin nuk i përmbahet armëpushimit.

Kjo është bërë e ditur nga udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Ukrainës pas një takimi në Kiev, gjatë të cilit ata zhvilluan një telefonatë me Trump.

 

Kategoritë
BotaLajme