Rëndohet bilanci tragjik, mbi 7100 të vdekur nga tërmeti në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë

Rëndohet bilanci tragjik, mbi 7100 të vdekur nga tërmeti në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë

Numri i të vdekurve nga tërmeti masiv që goditi Turqinë dhe Sirinë është rritur në më shumë se 7,100. Këtë e tregojnë të dhënat zyrtare, ndërkohë që ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve të bllokuar.

Zyrtarët dhe mjekët thanë se 5,434 njerëz kishin vdekur në Turqi dhe 1,712 në Siri, duke e çuar numrin e vdekjeve në 7,146.

Dhjetra shkolla, spitale dhe objekte të tjera mjekësore dhe arsimore u dëmtuan ose u shkatërruan nga lëkundjet, “me ndikim të rëndë te fëmijët”, raporton UNICEF.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova