Rekomandimet e Serwer për Kosovën: Konsultime të ngusha me miqtë, reciprocitet me kundërshtarët

Rrugëtimi i Kosovës që nga përfundimi i luftës, shpallja e pavarësisë dhe gjatë këtyre 15 vjet shtet është shoqëruar në vazhdimësi edhe me analizat dhe komentet e profesorit amerikan, Daniel Serwer. Me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë,  

Intervistoi: Besnik Velija

Profesori amerikan ka treguar se cilat kanë qenë dy momente kyçe në gjithë këtë rrugëtimin e Kosova nga 1999, për rrugën që Kosova duhet të ndjek, synimet dhe për atë se ku e sheh shtetin e Kosovës pas 15 vjetësh.

Gazeta Express: Duke qenë se ju keni ndjekur zhvillimet në rajon, veçanërisht Kosovën për vite me radhë, kjo Kosovë që është sot a i plotëson pritjet tuaja që keni pasur në vitin 1999 pas çlirimet apo edhe pas shpalljes së pavarësisë?

Daniel Serwer: Kosova ka plotësuar disa prej pritjeve të mia. Është një vend kryesisht paqësor në të cilin njerëzit mund të organizohen politikisht, të flasin lirshëm, të fitojnë të mira e tyre për jetesë dhe të praktikojnë fetë e tyre. Por në të njëjtën kohë një pjesë e popullit, veçanërisht në veri, s’ka pranuar autoritetin e Qeverisë së Prishtinës. Ka ende shumë korrupsion dhe pak përkushtim për rend dhe ligj. Njohjet ndërkombëtare dhe anëtarësimin në OKB vazhdojnë të mungojnë.

Gazeta Express. Në gjithë këto vite pavarësi, a mund të ndani dy momente, një kur Kosova ka vepruar strategjikisht mirë dhe një kur Kosova e ka humbur thellë drejtimin e saj?

 Daniel Serwer: Trazirat e marsit 2004 ishin sigurisht një moment në të cilin Kosova humbi drejtimin e saj. Do të përmendja shpalljen e pavarësisë së shkurtit 2008, të koordinuar plotësisht me SHBA-në dhe shumicën e anëtarëve të BE-së si dhe shumicën e fqinjëve të Kosovës, si të mençur dhe strategjike. Gjërat do të ishin shumë më keq sot nëse Kosova nuk do të kishte vepruar atëherë.

 Gazeta Express: Në udhëkryqin ku është sot Kosova aktualisht, çfarë ju sugjeroni, cila është rruga që duhet ndjekur përpara që të mos shkatërrohet ajo që  është ndërtuar me vite?

Daniel Serwer: Konsultime të ngusha me miqtë, reciprocitet me kundërshtarët, vazhdimësi të përmirësimit në rend dhe ligj në të gjithë territorin e pavarur dhe për të gjithë qytetarët.

Gazeta Express: A duhet të bëjë Kosova ende sakrifica për të përfunduar procesin e normalizimit me Serbinë?

Daniel Serwer: Varet se çfarë janë sakrificat dhe çfarë ju merrni në këmbim.

Gazeta Express: A keni guximin të na jepni një parashikim se ku e shihni Kosovën pas 15 vitesh?

Daniel Serwer: Po: Kosova duhet të synojë të jetë anëtare e NATO-s, BE-së dhe OKB-së pas 15 vjetësh. Nuk do të ndodhë nëse nuk provoni.

Kategoritë
LajmeVendi