Xabi Alonso prite të jetë trajneri i ri i Real Madridit, pas largimit nga Bayer Leverkuseni.
Në mesditë, spanjolli bërë të ditur se në fund të këtij sezoni do të largohet nga klubi gjerman.
Por, duket se strategu i ri nuk do të merr atë që do të kërkojë nëse bëhet trajner i Los Blancos.
Real Madridi e ka informuar Xabi Alonson se transferimet do të vendosen nga klubi, jo nga ai.
Ky ndryshim në autoritet do të thotë që Alonso nuk do të ketë kontroll mbi biznesin e transferimeve të klubit.
Sipas Marcas, Alonso ende mund të ofrojë mendime dhe të bëjë sugjerime, por është klubi ai që vendos në fund të fundit për transferimet.
Kjo qasje përputhet me strategjinë e vendosur, e cila ka rezultuar e suksesshme, siç tregohet nga rekordi i fortë i Real Madridit në vitet e fundit.