Raportohet se është aksidentuar eskorta e Dimal Bashës

Një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile janë përfshirë në një aksident këtë të shtunë në në magjistralen Ferizaj-Gjilan, përkatësisht në fshatin Sojevë.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas Veselit, rasti ka ndodhur rreth orës 12:00, derisa nuk raportohet për persona të lënduar.

“Më datë 27.09.2025 rreth orës 12:00, në rrugë magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira:- një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile me targa vendore . Në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Veseli.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të aksidenteve, e cila është duke u trajtuar rastin.

Në këtë aksident, sipas burimeve të “Paparaci”, ishte e përfshirë vetura e eskortës së kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashës.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi