Raportohet për shumë viktima pasi avionët izraelitë godasin një lagje banimi në Gaza

“Mjekët ende po punojnë për të nxjerrë njerëzit nga nën rrënoja”, tha al-Qudra për Anadolu

Zyra për Media e Qeverisë së Gazës ka bërë të ditur se një numër i madh njerëzish u vranë dhe u plagosën në sulmet ajrore izraelite në një lagje të banuar në qytetin qendror Deir al-Balah, raporton Anadolu.

“Bombardimi ka shkaktuar shkatërrim masiv në zonë”, tha Salama Marouf për Anadolu, një zëdhënës i Zyra për Media.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, konfirmoi se në sulmin izraelit u raportuan viktima, por nuk dha një shifër të saktë.

“Mjekët ende po punojnë për të nxjerrë njerëzit nga nën rrënoja”, tha al-Qudra për Anadolu.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i ndërmarrë nga Hamasi një muaj më parë.

Të paktën 10.328 palestinezë janë vrarë në konfliktin aktual, përfshirë 4.237 fëmijë dhe 2.719 gra. Po ashtu janë vrarë pothuajse 1.600 izraelitë.

Kategoritë
BotaLajme