Raportet me Kurtin, Hovenier rikujton bashkëpunimin e Qeverive të kaluara me SHBA-në për çështjet e vështira

Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, në bashkëbisedimin me gazetarë ku ka qenë pjesë edhe Gazeta Express është pyetur edhe për atë nëse beson se Qeveria Kurti mund të ndërmarrë hapa para sa i përket dialogut dhe në raport me aleancën me SHBA-në, 

Hovenier ka thënë se sigurish që beson që Qeveria Kurti mund të marrë vendime dhe se e gjithë kjo varet vetëm nga vullneti politik.

Kur e ka thënë këtë, Hovenier ka përmendur bashkëpunimin qe Qeveritë e kaluara kanë pasur me SHBA-në, para dhe pas pavarësisë, për çështjet të cilat kanë qenë sfiduese.

“Sigurisht që munden. Është çështje e vullnetit politik. Qeveritë e tjera të Kosovës e kanë bërë. Kam parë Qeveritë e Kosovës që kanë bërë gjëra që kanë qenë të vështira, për shkak të interesit të vendit dhe për shkak të çuarjes përpara të agjendës së përbashkët”, ka thënë Hovenier.

Ai tutje ka shtuar se pjesa më e madhe e punës së SHBA-së më Qeveritë e Kosovës që nga pavarësia dhe para saj, ka qenë se si të bëhen së bashku disa gjëra të vështira për të cilat është ditur se do të jenë sfiduese.

Hovenier thotë se nëse lexohet qartë deklarata e Jim O’Brien, bëhet e qartë se SHBA do një partneritet të fortë dhe të mirë me Kosovën dhe se Washingtoni zyrtarë dëshiron ta shoh Kosovën që të ecë përpara.

Megjithatë thekson se SHBA do të vazhdojë të ngrejë shqetësime, sa herë mendon se Qeveria po ndjek politika që e pengojnë vizionin e përbashkët.

Kategoritë
LajmeVendi