Rama vizitë në Arabinë Saudite, do të marrë pjesë në Forumin e Iniciativës për Investime në të Ardhmen

Forumi sjell së bashku liderë politikë, investitorë global dhe inovator “në një dialog mbi të ardhmen e investimeve në botë, gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar Arabinë Sauditë në kuadër të Forumit të Iniciativës për Investime në të Ardhmen, transmeton Anadolu.

Në lidhje me vizitën, kryeministri Rama ka shkruar në rrjetet sociale se është pritur nga zëvendësguvernatori i Riadit, Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz.

Kryeministria e Shqipërisë në një njoftim ka konfirmuar se kryeministri Rama do të marrë pjesë në edicionin e 9-të të Forumit të Iniciativës për Investime në të Ardhmen (Future Investment Initiative-FII).

“Kryeministri Edi Rama është pjesëmarrës në edicionin e 9- të Future Investment Initiative (FII), platformës globale që përcakton agjendën e investimeve në botë, që mbahet në Riad, Arabinë Saudite”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, forumi sjell së bashku liderë politikë, investitorë global dhe inovator “në një dialog mbi të ardhmen e investimeve në botë, gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit”.

Kategoritë
LajmeRajoni