Kryetari i Prishtinës Përparim Rama njofton se tani policia e Kosovës do të marrin falas shërbime shëndetësore në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, shkruan Insajderi.
Rama përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se shërbimet shëndetësore ku do të trajtohen falas policia e Republikës së Kosovës është falë vendimit të Kuvendit të Kryeqytetit dhe se ky vendim do të filloj nga data 1 shkurt 2024.