36 mijë e 800 euro është vlera e veturës së re të blerë nga Përparim Rama në emër të nevojës për të kryer punët si kryetar i Prishtinës, raporton Ekonomia Online.
E pikërisht Rama, e ka lavdëruar veturën e tij, duke thënë se është fantastike.
“Është fantastike, shumë e mirë, fenomenale”, u shpreh Rama për Ekonomia Online
EO mëson se kompania fituese është “Porche Kosova” dhe ishte e vetmja që ofertoi në këtë aktivitet prokurimi, në të cilin u përdor procedura e hapur.







