Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ky vit ka sjellë rritje të madhe në prodhimin e grurit në kryeqytet.
Sipas Ramës, do të ketë 60 përqind më shumë sasi të grurit se vitin e kaluar dhe deri në 5 mijë kilogramë për hektarë.
Ai ka bërë me dije se këtë vit do të ndahen makina për mbjellje të grurit.