Qyteti ku ndalohet të infektoheni me koronavirus: Nuk kemi mjek për t’i shëruar pacientët

Stefania Piras, kryebashkiakja e qytetit Oniferi  në rajonin e Sardenjës në Itali, ka paralajmëruar qytetarët e saj se është e ndaluar që dikush nga ta të preket nga koronavirusi.

Duke shpjeguar arsyen se pse ishte i ndaluar infektimi me Covid, ajo tha: “Nuk ka asnjë punonjës shëndetësor në Oniferi. Sot, edhe një mjek tjetër braktisi punën.”

“Nuk ka asnjë punonjës shëndetësor që të zëvendësojë mjekun që u largua dhe të jetë në shërbimin tuaj. Kështu që duhet të jemi të gjithë vigjilentë dhe të kujdesemi për vetën, asnjë nuk duhet të infektohet me virus”. ka shtuar më pas.

Kategoritë
BotaLajme