Qeveria ndan 580 mijë euro për ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut në Preshevë

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë 580 mijë euro për ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut në Preshevë, gjatë mbledhjes së mbajtur të mërkurën, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se angazhimi i tyre që nga fillimi ka qenë përmirësimi i mirëqenies së banorëve në Luginë.

Ai përmendi se në mbledhjen e mëparshme ishin ndarë mbi 626 mijë euro për arsimin dhe për lobim institucional në atë zonë, ndërsa mbështetja vazhdon me këtë fond të ri prej 580 mijë eurosh.

Gjithashtu, në kuadër të të njëjtës mbledhje u miratua lidhja e marrëveshjes së grantit mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për përgatitjen e projektit që nxit dhe lejon mundësitë për sigurinë e ujit (faza 2).

Po ashtu, për Ministrinë e Kulturës u ndanë mbi 700 mijë euro për mbulimin e detyrimeve sipas “Memorandumit të Mirëkuptimit” mes MKRS-së, Federatës së Volejbollit dhe Komitetit Olimpik.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi