Qebaptoret e Sarajevës kanë zgjedhur një mënyrë simbolike për ta nderuar Edin Dzekon, i cili po i jep lamtumirën kombëtares së Bosnjë e Hercegovinës.
Në ditën e ndeshjes së Ligës së Kombeve ndaj Suedisë, në vend të porcionit tradicional me 10 qebapë, qebaptoret po shërbejnë nga 11 qebapë, duke iu referuar numrit që Dzeko ka mbajtur për vite me fanellën e kombëtares.
Sulmuesi boshnjak ka qenë një prej figurave më të rëndësishme të përfaqësueses dhe një emër i madh i futbollit evropian. Gjatë karrierës së tij, Dzeko ka luajtur në disa prej kampionateve dhe klubeve më të njohura të Evropës.
“Edine, faleminderit për gjithçka që ke bërë për kombëtaren tonë dhe Bosnjë e Hercegovinën”, thuhet në postim.

