Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar për mediat ruse se do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump gjatë ditës së sotme.
Reuters thekson se kjo do të jetë edhe telefonata e gjashtë mes dy liderëve, që nga inaugurimi i Trump në muajin janar. Kujtojmë se Trump dhe Putin për herë të fundit folën në qershor, por në fokus ishte Irani.
Ky njoftim për bisedë vjen në një moment kur është bërë e ditur se Trump ka në plan të flasë edhe me presidentin ukrainas Volodomyr Zelensky ditën e premtë.