Putin dhe Trump biseduan për gati një orë: Nga Moska u saktësua që nuk heqin dorë nga objektivat

Donald Trump dhe Vladimir Putin biseduan për gati një orë rreth zgjidhjes së dakorduar për Ukrainën, por Rusia nuk do të heqë dorë nga objektivat e saj, zbuloi këshilltari i lartë i Kremlinit.

Negociatorët shkëmbyen mendime mbi situatën në Ukrainë. Putin theksoi gatishmërinë e palës ruse për të vazhduar negociatat dhe e informoi homologun amerikan për zbatimin e Marrëveshjeve të Stambollit.

Nuk u diskutua përmbajtja konkrete e një raundi të tretë negociatash në Stamboll, por Rusia është e gatshme për këtë. Trumpi riafirmoi nevojën për përfundim të shpejtë të veprimeve ushtarake.

“Presidenti ynë tha gjithashtu se Rusia do të arrijë objektivat e saj, pra heqjen e të gjitha shkaqeve themelore që sollën gjendjen aktuale dhe konfliktin. Dhe Rusia nuk do të heqë dorë nga këto objektiva,” tha këshilltari i Kremlinit Yuri Ushakov.

Nuk u preku tema e pezullimit të pjesshëm të furnizimeve amerikane me armë për Ukrainën.

Presidentët diskutuan gjithashtu për situatën me Iranin dhe ranë dakord të vazhdojnë kontaktet në këtë çështje. Prekën edhe ngjarjet në Siri dhe shprehën dëshirën për të vazhduar dialogun në këtë drejtim.

Putini paralajmëroi një bisedë me homologun amerikan gjatë forumit ASI “Ide të Forta për Kohë të Re”. Ai pyeti pjesëmarrësit se çfarë mesazhi të përcillte për presidentin amerikan, dhe njëri prej tyre i kërkoi t’i përshëndeste stafin e forumit.

Biseda e fundit mes liderëve rus dhe amerikan ishte më 14 qershor, zgjati 50 minuta, dhe trajtoi eskalimin në Lindjen e Mesme dhe zgjidhjen e konfliktit ukrainas.

Gjithashtu, Putini i dërgoi urime Trumpit për ditëlindje, për 250-vjetorin e ushtrisë amerikane dhe për Ditën e Flamurit Amerikan.

Kategoritë
BotaLajme