Në orët e vona të së premtes, një shpërthim i fuqishëm dëmtoi kanalin e ujit të Ibër Lepencit.
Nga ky rast, nuk u raportua për ndonjë të lënduar.
Sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, dyshohet se u hodhën 15 kilogramë eksplozivë.
I menjëhershëm ishte reagimi për sanimin e dëmit, ndonëse për disa orë kishte ndërprerje të rrymës dhe ujit në disa zona.
Punimet për sanimit e problemit po vazhdojnë edhe sot në mënyrë intensive.