amerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur shembet një strukturë e betonit e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad.
Disa persona u plagosën pas shembjes së strukturës së betonit në pjesën e vjetër të stacionit hekurudhor në Novi Sad.
Sipas informacioneve të fundit nga vendi i ngjarjes, të paktën 11 persona kanë ndërruar jetë, shkruan nova.rs.
Shtatë automjete të emergjencës ndodhen në vendin e aksidentit, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po përpiqen të arrijnë njerëzit nën rrënoja.
Edhe pse vetë stacioni u rinovua së fundmi, struktura e betonit e ndërtuar në vitin 1964 u shemb pak para orës 12:00.
Ndryshe, autoritetet serbe tashmë kanë nisur hetimet e para gjersa raportohet se një pjesë të stacionit e ka rinovuar një kompani kineze.