Publikohen disa fotografi të rralla të Adem Jasharit, shihet i veshur kuq e zi

Në rrjete sociale janë publikuar disa fotografi të komandantit legjendar, Adem Jashari, ku shihet i veshur kuq e zi.

Komandanti legjendar Adem Jashari sot po të ishte gjallë do t’i bënte 65 vjet. Ai ka lindur më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë disa fotografi të tij që besohet se deri më tash nuk janë parë në publik.

Në këto fotografi, Adem Jashari shihet i veshur me një maicë të kuqe me shqiponjë të zezë.

Ndryshe, me vendim të ish presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës.

Ndërsa Administratori i parë ndërkombëtar i Kosovës, Bernar Kushner ka deklaruar se po të kishte Çmim Nobel për sakrificë për liri, ai do t’i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Kategoritë
LajmeVendi