Publicistja nga Shqipëria, Bahiti: Mes Shqipërisë dhe Turqisë duhet një fillim i ri i sinqertë

“Për të patur një fillim të ri mes Shqipërisë dhe Turqisë duhen mendje të reja dhe njerëz të rinj”

Publicistja nga Shqipëria Anisa Bahiti theksoi se mes Shqipërisë dhe Turqisë duhet një fillim i ri i sinqertë.

Bahiti duke vlerësuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë për Anadolu Agency (AA), tërhoqi vëmendjen se lidhjet ekonomike mes të dyja vendeve janë të shumëfishta dhe se në mediat greke dhe shqiptare theksohet se Turqia në lidhje me çështjen shqiptaro-greke për detin e të tjera vendos të pavërteta.

Ajo theksoi se në përditshmërinë e debateve politike në Shqipëri, thuhet se “Shqipëria është shumë afër politikisht me Turqinë dhe presidentin turk, Erdoğan”, ndërsa thuhet se presidenti Erdoğan në median shqiptare pasqyrohet ndjeshëm, duke patur ndikim të madh në Shqipëri dhe Kosovë, çka shpesh shihet si pengesë për integrimin e Shqipërisë në familjen e Bashkimit Europian (BE).

“Shqipëria dhe Turqia kanë marrëdhënie të forta historike”, tha ajo duke theksuar se pavarësisht se qeveria turke është ndër kontribuesit kryesorë të rindërtimit pas tërmetit të vitit të kaluar, media dhe qeveria shqiptare e reklamojnë fare pak këtë fakt.

Bahiti gjithashtu tërhoqi vëmendjen se privatizimi i Telekomit i bërë 15 vite me parë, në kohën kur qeveriste kryeministri Fatos Nano, është investimi i fundit strategjik i Turqisë në Shqipëri. Ajo gjithashtu pohoi se lufta kundër investimeve turke dhe gjobat marramendëse ndaj tyre është dëshmi se pse nuk ndodhin investime strategjike.

Aktivitetet e organizatës terroriste FETO në Shqipëri

Sipas saj, në planin politik marrëdhëniet janë e kundërta e asaj që thuhet, duke tërhequr vëmendjen se Shqipëria, pavarësisht se është anëtare e NATO-s, si Turqia, dhe në një aleancë politiko-strategjike sigurie, në fakt është një ndër bazat kryesore jashtë Turqisë të organizatës FETO, e përfshirë në tentativën për grusht shteti.

Bahiti vuri në dukje se anëtarë shumë të rëndësishëm të kësaj organizate veprojnë lehtësisht në Shqipëri, me shumë fonde financiare. “Ata operojnë në tregun e shëndetësisë, në atë financiar, në edukim, në atë të energjisë dhe së fundmi në atë mediatik. Madje edhe në ‘suksesin’ shqiptaro-turk të Air Albania, CEO i aksionerit kryesor të AlbKontroll është një anëtar dhe ish-student i kësaj organizate”, u shpreh Bahiti.

Ajo më tej duke theksuar se në planin fetar bashkësia më e madhe në vend (KMSH) është e kontrolluar nga organizata terroriste FETO, tha se “Në planin ushtarak, pavarësisht se ka një bashkëpunim historik të fortë mes dy ushtrive, ambasadori i Shqipërisë në NATO, mbajti anën e dy organizatave kurde YPG dhe SDF, të cilat janë në luftë me Turqinë. Mbetet vetëm turizmi, por ai është vetëm meritë e dy-tre operatorëve turistikë të rëndësishëm”.

Bahiti theksoi se kriza e koronavirusit të ri (COVID-19) po verifikon një çështje tjetër, kur shqiptarët kanë nevojë i drejtohen të gjithë Turqisë, ku nuk ekziston “albanofobia” për të kuruar dhe shpëtuar jetën e tyre.

Duhet një fillim i ri në marrëdhëniet Turqi-Shqipëri

Publicistja shqiptare theksoi se, legjenda urbane se janë marrëdhëniet e “forta” Turqi-Shqipëri që pengojnë integrimin europian të Shqipërisë, nuk është e vërtetë.

“Ajo është krijuar nga Tirana zyrtare, e cila e ka të qartë se nuk përmbush dhe nuk ka dëshirë të përmbushë asnjë nga 15 kushtet e BE-së duke filluar nga Gjykata Kushtetuese, e Lartë e deri tek lufta kundër korrupsionit apo funksionimi i demokracisë, arsyeja e vërtetë e pengimit të avancimit të Shqipërisë në BE”, theksoi Bahiti.

Sipas Bahiti-t ajo që duhet mes Shqipërisë dhe Turqisë është një fillim i ri, i sinqertë, strategjik në plan afatmesëm për t’i forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve. “Por për të patur një fillim të ri mes Shqipërisë dhe Turqisë duhen mendje të reja dhe njerëz të rinj”, vlerësoi ajo.

Kategoritë
LajmeRajoni