Pse Spanja, Norvegjia dhe Irlanda e njohën Palestinën, por jo Belgjikë?

Spanja, Norvegjia dhe Irlanda njoftuan zyrtarisht sot se do ta njohin Palestinën si shtet.Megjithatë, në këtë listë mungon Belgjika, e cila në pamje të parë mund të duket e habitshme.

Kryeministri belg Alexander De Croo prej muajsh punon ngushtë me homologun e tij spanjoll për çështjen e luftës në Gaza.Ata madje vizituan së bashku kalimin Rafah midis Egjiptit dhe Gazës në nëntor dhe ishin kritikë ndaj operacionit ushtarak izraelit.

Zëvendëskryeministrja belge Petra De Sutter tha se Belgjika duhet të ndjekë shembullin, por tani për tani nuk ka plane konkrete përveç diskutimit të saj në mbledhjen e sotme të kabinetit.

Jo të gjithë përfaqësuesit e koalicionit qeverisës janë entuziastë për këtë ide. Dhe duke pasur parasysh se zgjedhjet janë në më pak se tre javë – evropiane dhe federale, Belgjika mund ta heqë këtë pikë nga rendi i ditës.

Gjithashtu, ky vend kryeson Këshillin Evropian dhe padyshim dëshiron të mbetet në rolin e ndërmjetësit.

Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Hadja Lahbib, kohët e fundit tha se vendi dëshiron të punojë më shumë për të “racionalizuar” atë që duhet bërë dhe për të lënë mënjanë emocionet.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, më herët tha se Belgjika nuk do ta njohë Palestinën për momentin, por se ka ende mundësi që të marrin vendimin e kundërt.

Së fundmi, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbajti gjithashtu një seancë ku u miratua një vendim për forcimin e statusit të Palestinës dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të rishqyrtojë dhe të mbështesë anëtarësimin e plotë të Palestinës në Kombet e Bashkuara.

Rezoluta u mbështet nga 143 vende, nëntë, përfshirë SHBA-të ishin kundër dhe 25 vende abstenuan.

Rezoluta u propozua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi SHBA bllokoi një rezolutë me përmbajtje të ngjashme në Këshillin e Sigurimit.

Kategoritë
BotaLajme