Pse ish-presidenti argjentinas Carlos Menem u varros në varreza muslimane dhe me kumte kur’anore?

Ish-presidenti argjentinas Carlos Saul Menem ndërroi jetë të dielën dhe kreu aktual i këtij shteti, Alberto Fernandez, deklaroi tre ditë zie kombëtare.

“Megjithëse për ne ishte katolik, ai do të prehet i qetë në një varrezë muslimane, pranë vëllait tim,” tha vajza e Menemit, Sulemita më parë.

Djali i tij Carolos Menem Jr. vdiq në një përplasje helikopteri në 1995.

Menem lindi më 2 korrik 1930, në një familje emigrante siriane dhe u rrit me tradita muslimane, por me hyrjen në ujërat politike ofroi dhe një profil publik katolik.

Varrimi i presidentit të ndjerë u mbajt dje në varrezat muslimane “San Justo” në La Matanza, i organizuar nga anëtarët e familjes dhe miqtë.

Mediat lokale raportojnë se pjesë nga Kur’ani u kumtuan gjithashtu gjatë varrimit, dhe se kënga e Frank Sinatra “My Way” u luajt pas pjesës fetare të ceremonisë.

Menem ishte presidenti i 44-të i Argjentinës dhe drejtoi këtë vend amerikanolatin që nga 1989 në 1999. Deri në vdekjen e tij, ai shërbeu si senator nga La Rioja.

Kategoritë
BotaLajme