Iddo Netanyahu u ftua si ligjërues në Fakultetin e Shkencave Politike të Zagreb, duke shkaktuar protesta nga studentët.
Me thirrjet “Si nuk ju vjen turp?”, qindra studentë kundërshtuan ftesën e vëllait të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Ligjërata u organizua nga Boris Havel në kuadër të lëndës “Hebrenjtë orientalë dhe arabët në kohën e sionizmit”, ndërsa identiteti i mysafirit nuk ishte bërë publik paraprakisht.
Studentët kritikuan mungesën e transparencës dhe faktin se Netanyahu nuk është ekspert në diplomaci apo siguri, duke kërkuar edhe shkarkimin e profesorit Havel.
Drejtoria e fakultetit deklaroi se nuk ishte në dijeni për këtë ligjëratë dhe nuk e kishte miratuar atë, duke theksuar përgjegjësinë për organizimin e aktiviteteve të tilla.
Rasti është në hetim të brendshëm nga organet e fakultetit.












