Protestë në mesxhid Al-Aksa kundër qëndrimit antimusliman të macronit

Në xhaminë Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar u organizua protestë kundër deklaratave të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në mbështetje të karikaturave fyese të Profetit Muhamed, raporton Anadolu Agency (AA).

Në hutben e xhumasë të lexuar nga Sheikh Ekrima Sabri, ish-Myftiut të Kudsit dhe Palestinës, u shprehën reagime kundër qëndrimit antiislam të Francës.

“Macron, duhet ta dini se ai që e ka shtëpinë prej qelqi nuk hedh gur në drejtim të shtëpisë së tjetrit”, tha Sabri, drejtuar presidentit francez Macron.

Pas namazit të xhumasë, qindra palestinezë u mblodhën në oborrin e faltores së shenjtë për të protestuar kundër Macronit dhe Francës.

Krahas sloganeve kundër Francës, vëmendje tërhoqën edhe brohoritjet kundër Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite.

Më pas, protestuesit dolën nga Mesxhid al-Aksa për të vazhduar brenda zonës së Qytetit të Vjetër.

Kategoritë
BotaLajme