Dhjetëra protestues dhe oficerë policie janë plagosur gjatë përplasjes së dhunshme në një protestë pro-palestineze të mbajtur në Berlind të enjëten, me rastin e Ditës së Nakbës.
Bazuar në raportin e policisë, DW raporton se në protestën ku ishin pjesëmarrës rreth 1,100 persona, 50 janë arrestuar.
Protesta është zhvilluar për të kujtuar Nakbën që në gjuhën arabe do të thotë “katastrofë” – referuar dëbimit të palestinezëve gjatë Luftës Arabo-Izraelite në vitin 1948 – si dhe për është protestuar kundër operacioneve ushtarake të vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës.
Kujtojmë se gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, rreth 1,200 izraelitë — afërsisht 800 prej tyre civilë — u vranë dhe rreth 250 të tjerë. Si përgjigje vendi nisi operacionet ushtarake në Gaza, duke lënë të vrarë deri tani mbi 53,000 persona — kryesisht gra dhe fëmijë.