Në momentet kur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbante fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në rrugët e New York-ut u organizuan protesta të mëdha pro-palestineze.
Protestuesit deklaruan se mijëra palestinezë në Gaza kanë humbur jetën në sulmet e kryera me mbështetjen e SHBA-ve.
Një grup, i cili i bëri thirrje presidentit amerikan Donald Trump të mos e mbështesë Netanyahun, mbante pankarta ku shkruhej “Djalli është këtu”, “Hiqeni bllokadën”, “Gaza do të jetë e lirë” dhe “Arrestoni Netanyahun”, ndërsa shpesh brohorisnin “Lirojeni Gazën, lirojeni Palestinën”.
Siç dihet prej më herët, shumë diplomatë e braktisën sallën në momentin kur Netanyahu filloi fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Nga ana tjetër, gjatë fjalimit të tij, kryeministri izraelit haptazi mohoi gjenocidin në Gaza dhe deklaroi se të gjitha sulmet ndaj vendeve të Lindjes së Mesme, të kryera nga ushtria izraelite, janë legjitime.