Profesori Gëzim Qerimi ka një kërkesë publike për partitë politike

Sot në RTK, biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend.

***Më 3 shkurt edhe zyrtarisht fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Për këtë, kam një kërkesë publike me 3 pika për liderët e të gjitha partive politike:

1. Që të gjithë së bashku t’iu bëjnë apel simpatizantëve të tyre që të mbajnë nën kontroll pasionet e tyre dhe të zhvillojnë një fushatë sa më qytetare dhe dinjitoze, duke kultivuar frymën e pluralizmit, tolerancës dhe mirëkuptimit.

2. Palët garuese të shmangin gjuhën e urrejtjes, fyerjes dhe shpifjes, të zbatojnë me rigorozitet kodin zgjedhor dhe të respektojnë plotësisht bindjet e kundërshtarëve politik.

3. Të gjitha palët të zhvillojnë fushatë të drejtë e të mbështetur në debate përmbajtjesore për çështje konkrete në interes të qytetarëve dhe mos të degradojnë në sulme banale e personale.

Kategoritë
LajmeVendi