Probleme nga bora, prej orësh makina të bllokuara në Fushë Labinot e Lezhë, ngrin Rruga e Kombit

Reshjet e borës duket se i kanë gjetur të papërgatitura organet shtetërore.

Shumë rrugë janë bllokuar. Në Fushë Labinot në Elbasan automjetet kanë më shumë se 3 orë që janë bllokuar automjetet dhe nuk ka asnjë ndërhyrje nga autoritetet.

Udhëtarët e bllokuar kërkojnë ndërhyrje.

Ndërkohë një aksident ka ndodhur tek ura Spiten në Lezhë. Automjetet janë të bllokuara që prej orës 14:30 dhe nuk asnjë ndërhyrje nga autoritetet.

Prezencë akulli dhe bore ka edhe në gjithë gjatësinë e Rrugës së Kombit, raporton gazetari i Ora News, Isa Myzyraj, duke e bërë të vështirë qarkullimin e mjeteve.

Kategoritë
BotaLajme