Prizreni e Vushtrria nisin përgatitjet për dekorimin e shesheve për fundvit, ndajnë rreth 40 mijë euro

Dy komuna të vendit tashmë kanë filluar përgatitjet për të dekoruar qytetet për festat e fundvititi. Bëhet fjalë për Komunën e Prizrenit dhe atë të Vushtrrisë. Për këtë qëllim, janë ndarë goxha para

Bazuar në njoftimin për kontratë të publikuar nga Kumuna e Prizren në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, për të dekruar qytetin për fundvit janë ndarë 30 mijë euro.

“Furnizimi dhe vendosja e Bredhit. Bredhi duhet të jetë i dedikuar për vende publike me lartësi 10m, diameter ne pjesen e poshtme 6m, nga materiali i celikut, drurit dhe plastikes. Në sipërfaqe të vishet me elemente dekorative ndriçuese (elektrike), sipas planeve detaje dhe kërkesës së organit mbikëqyrës”, thuhet në njoftimin për kontratë.

Kompanitë e interesuara për ta dekoruar qytetin e Prizrenit kanë afat që t’i dorëzojnë ofertat e tyre deri më 30 nëntor.

Përveç Prizrenit, përgatitjet për dekorimin e qytetit për festa ka nisur edhe Vushtrria. Për këtë punë, komuna që udhëhiqet nga Xhafer Tahiri ka ndarë rreth 11 mijë euro.

“Ka të bëj me dekorimin e qytetit, me materiale vetanake të operatorit ekonomik, për shfrytëzim vetëm për kohën e caktuar të festave të fundvitit, të cilat operatori ekonomik – i sjell, i monton, I funksionalizon, i demonton dhe i merr përsëri prapa”, thuhet në njoftimin për kontratë.

Kompanitë e interesuara për këtë tender mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 18 nëntor, në ora 14:00.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për kontratë”, thuhet në njoftimin e publikuar në KRPP.

 

Kategoritë
LajmeVendi