Pritet protestë kundër Trumpit në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, të planifikuara mbi 200 ngjarje

Më 4 korrik, në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, disa organizata bënë thirrje për protestë kundër presidentit Donald Trump, që parashikohet të mbahet në më shumë se 200 lokacione nën moton “Amerika e Lirë.”

Një prej organizatoreve është edhe grupi “Marshi i Grave” (Women’s March), i cili ftoi protestuesit të marrin pjesë në tubime, parada, barbecue dhe forma të tjera për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

“Liria jonë, populli ynë, kryengritja jonë,” shkruhej në thirrjen për protestë.

Megjithatë, sipas Axios, interesi për këtë protestë është dukshëm më i ulët se disa javë më parë, kur u mbajtën demonstratat nën emrin “No Kings” (Pa Mbreti). Atëherë, miliona njerëz në mbarë SHBA-në dolën në rrugë dhe në mënyrë paqësore protestuan kundër veprimeve të presidentit, kurse këtë herë pritet që në pak më shumë se 200 ngjarje të marrin pjesë vetëm qindra mijëra vetë.

Arsyeja e mungesës së interesit është, si thekson Axios, fakti që më 4 korrik amerikanët zakonisht e kalojnë kohën me familjet e tyre, dhe është e vështirë të pritet një përfshirje masive në protesta, edhe nëse janë të pakënaqur me punën e Trumpit.

“Duajnë të na shohin të frikësuar, të ndarë dhe të vetmuar. Nuk duan që të ëndërrojmë lirinë, por pikërisht këtë duhet ta bëjmë. Ky 4 korrik do të jemi në rrugë, të lirë dhe të lumtur. Ëndrra amerikane e lirisë është e drejtë e të gjithëve, dhe ne nuk do të ndalemi derisa ta realizojmë atë premtim,” – shkruan më tej organizata Women’s March.

Kategoritë
BotaLajme