Para vizitës së Zelenskyyt në Arabinë Saudite, Vyacheslav Volodin, kryetar i Dumës së Shtetit, dhoma e ulët e parlamentit në Rusi, u takua dje me Princin e Kurorës bin Salman në Riad
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, si pjesë e kërkimit për një zgjidhje për krizën midis vendit të tij dhe Rusisë dhe përpjekjeve për të forcuar marrëdhëniet, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë së lajmeve të Arabisë Saudite (SPA), Zelensky dhe delegacioni i tij shoqërues paraprakisht u mirëpritën nga Zëvendësemiri i Riadit, Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, në Aeroportin Ndërkombëtar Mbreti Khalid në kryeqytetin Riad.
Sipas televizionit Al Arabiya, gjatë takimit Zelenskyy-bin Salman janë shqyrtuar marrëdhëniet dypalëshe dhe është diskutuar forcimi i bashkëpunimit dhe mundësitë e dialogut për zgjidhjen e “krizës Rusi-Ukrainë”.
Zelensky kishte vizituar më parë Arabinë Saudite në maj 2023. Riadi ka luajtur rol në përpjekjet për zgjidhje të krizës ose në shkëmbimin e të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës.
Para vizitës së Zelenskyyt në Arabinë Saudite, Vyacheslav Volodin, kryetar i Dumës së Shtetit, dhoma e ulët e parlamentit në Rusi, u takua dje me Princin e Kurorës bin Salman në Riad.