Presidenti turk pret në takim në Istanbul shefin e Hamasin

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim në Istanbul shefin e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim në Istanbul shefin e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, raporton Anadolu.

Detaje të mëtejshme rreth takimit me dyer të mbyllura në zyrën e Dolmabahçes nuk u dhanë nga autoritetet.

Të mërkurën, sipas burimeve diplomatike, ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, gjithashtu u takua me shefin e Hamasit në Doha për të diskutuar konfliktin e fundit të Gazës.

Fidan dhe Haniyeh së bashku me delegacionin e tij diskutuan për çështje që kanë të bëjnë me ndihmën humanitare për Rripin e Gazës, armëpushimin, si dhe pengjet.

Duke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, ku që nga 7 tetori të paktën 34.049 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe 76.901 të tjerë janë plagosur.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Armiqësitë kanë vazhduar në mënyrë të pandërprerë, megjithatë edhe dërgesat e ndihmave mbeten mjerisht të pamjaftueshme për të trajtuar katastrofën humanitare.

Kategoritë
BotaLajme