Presidenti turk dënon ashpër sulmin vdekjeprurës të Huthive ndaj aeroportit në kryeqytetin saudit

Presidenti turk dënon ashpër sulmin vdekjeprurës të Huthive ndaj aeroportit në kryeqytetin saudit

Recep Tayyip Erdogan shprehu solidaritet me Arabinë Saudite pas sulmeve që lanë të vdekur 12 persona dhe qindra të plagosur, si dhe rikonfirmoi angazhimin për paqen dhe stabilitetin rajonal.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dënoi ashpër të hënën sulmet e rebelëve Huthi ndaj aeroportit kryesor në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, nga të cilat humbën jetën 12 persona dhe u plagosën qindra të tjerë, raporton Anadolu.

Duke folur pas mbledhjes së Kabinetit në Kompleksin Presidencial në Ankara, Erdogan tha se Turqia qëndron përkrah Arabisë Saudite dhe popullit të saj kundër “sulmeve të paligjshme dhe çnjerëzore”.

Ai shprehu ngushëllime për personat e vrarë në sulme, përfshirë edhe ata që po kryenin Umren, si dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

“Ne dëshirojmë paqe dhe stabilitet në gjithë rajonin tonë”, tha Erdogan, duke shtuar se Turqia do të vazhdojë të mbrojë paqen e bazuar në “përgjegjësinë rajonale”.

Presidenti njoftoi gjithashtu se po punohet për t’ia paraqitur parlamentit në ditët në vijim Marrëveshjen e Mbrojtjes së Përbashkët të Mekës, një pakt i nënshkruar në gusht mes Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit, me qëllim përfundimin e procedurave të miratimit në vend.

Kategoritë
BotaLajme