Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb: “Bota dëshiron Palestinën si shtet—Jam i gatshëm ta nënshkruaj njohjen”

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, deklaroi se është i gatshëm t’i japë miratimin njohjes së shtetit palestinez nëse qeveria finlandeze paraqet një propozim të tillë.

Shumë vende, përfshirë Francën dhe Kanadanë, kanë paralajmëruar se do ta njohin Palestinën për shkak të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.

“Vendimet e Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë i forcojnë më tej tendencën drejt njohjes së Palestinës, si pjesë e përpjekjeve për të ringjallur procesin e paqes,” shkroi Stubb të enjten në rrjetin social X.

Presidenti finlandez, i zgjedhur për një mandat gjashtëvjeçar, ka fuqira të kufizuara, por bashkëpunon ngushtë me qeverinë në ndërlidhjen e politikës së jashtme.

“Nëse marr një propozim për njohjen e shtetit palestinez, jam i gatshëm ta miratoj,” theksoi Stubb, duke dënuar situatën “johen humane” në Gaza.

Ai shtoi se e kupton që mes finlandezëve ka “pikëpamje të ndryshme dhe shqetësime” rreth njohjes së Palestinës, dhe bëri thirrje për një debat “të hapur” dhe “të sinqertë.”

Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo, të premten përsëriti mbështetjen e Helsinkit për zgjidhjen me dy shtete, por nuk sqaroi nëse qeveria është gati të njohë Palestinën.

Orpo tha se bisedimet mbi politikën e jashtme dhe Lindjen e Mesme me presidentin do të vazhdojnë deri në konferencën e OKB-së në fund të shtatorit.

Kategoritë
BotaLajme