‘Presidenti i dhunës dhe hipokrizisë’: Macron u prit me protesta në Holandë

Presidenti francez Emmanuel Macron ishte duke folur për vizionin e tij për BE të martën  u ndërpre nga disa protestues në Holandë të cilët shfaqën pankarta kundër reformës pensionale që ka planifikuar Macron në Francë, transmeton Gazeta Metro.

Disa pjesëmarrës në një sallë në Hagë ku po mbante fjalim presidenti francez e kanë akuzuar atë se ai në mënyrë jo demokratike po mundohet të imponojë planin e tij të rrisë moshën e pensionit nga 62 sa është tani në 64.

Protestuesit në këtë sallë shpalosën pankartën në të cilën shkruante: “ President i dhunës dhe hipokrizisë” duke iu referuar pikërisht liderit nën presion francez Emmanuel Macron.

Në Amsterdam ku presidenti francez ishtë një ditë më parë, pati po ashtu protestues të cilët iu drejtuan atij me fjalët:”Ne nuk do të futemi në pension të rrahur”.
Kategoritë
BotaLajme