Presidenti Erdoğan mbërrin për vizitë pune në Gjermani

Në kuadër të vizitës, Erdoğan do të zhvillojë takim bilateral me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ndërsa më pas do të zhvillohet edhe një takim midis dy delegacioneve

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbërritur në Berlin të Gjermanisë,në kuadër të një vizite pune, raporton Anadolu.

Erdoğan u prit në aeroportin Brandenburg të Berlinit nga zyrtarë gjermanë dhe ambasadori i Türkiyes në Berlin, Ahmet Başar Şen.

Në kuadër të vizitës, Erdoğan do të zhvillojë takim bilateral me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ndërsa më pas do të zhvillohet edhe një takim midis dy delegacioneve.

Po ashtu presidenti Erdoğan do të flasë në një konferencë të përbashkët për media me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, si dhe në takime kokë më kokë dhe takime pune dy delegacioneve.

Bashkë me presidentin Erdoğan në Berlin mbërritën edhe ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, drejtori i komunikimeve të presidencës, Fahrettin Altun, kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës, İbrahim Kalın dhe kryekëshilltari i presidentit, ambasadori Akif Çağatay Kılıç.

Kategoritë
BotaLajme