Presidenca thotë se të gjithë liderët e ftuar e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Osmanin

Kosovo's President Vjosa Osmani arrives for an interview with The Associated Press in the capital Pristina, Friday, Sept. 29, 2023. Kosovo police on Friday raided several locations in a Serb-dominated area of the country's north, where weekend violence left one Kosovo police officer and three Serb insurgents dead and further strained relations between Serbia and its former province. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Të gjithë liderët e partitë politike e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga presidentja Osmani për të enjten.

Kjo është konfirmuar nga Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Osmani.

“Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani.”

Kupina dje tha për Express se Osmani do të nisë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga 15 maji dhe se ftesat për takimet e para janë dërguar për çka edhe po presin konfirmimet.

“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, tha Kupina.

Osmani kishte shprehur gatishmërinë për t’i takuar krerët e partive “nëse ata e konsiderojnë të nevojshëm një angazhim të tillë”.

Që nga 15 prilli kur ka filluar seanca konstituive, akoma VV nuk ka arritur t’i sigurojë votat për ta ulur Albulena Haxhiun në karrigen e kryekuvendarit. Opozita e kanë cilësuar atë si “figurë përçarëse” dhe kanë kërkuar nga VV që ta ndërrojë kandidaten.

Kategoritë
LajmeVendi