Popullsia e Turqisë mbi 83,6 milionë banorë

Popullsia e Turqisë në vitin 2020 u rrit me 459 mijë e 365 banorë krahasuar me vitin 2019 dhe arriti në 83 milionë e 614 mijë e 362 banorë.

Popullsia e Turqisë në vitin 2020 u rrit me 459 mijë e 365 banorë krahasuar me vitin 2019 dhe arriti në 83 milionë e 614 mijë e 362 banorë.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK-TurkStat) shpalli rezultatet e “Sistemit të regjistrimit të popullsisë bazuar në adresën e banimit” për vitin 2020.

Ndërkohë që raporti i meshkujve është 50,1% (ose 41 milionë e 915 mijë e 985),raporti i femrave është 49,9% (ose 41 milionë e 698 mijë e 377).

Me 15 milionë e 462 mijë e 452 banorë, 56 mijë e 815 më shumë se vitin e kaluar Stambolli është qyteti më i populluar.

Në vend të dytë për nga popullsia është kryeqyteti Ankara me 5 milionë e 663 mijë e 322 banorë dhe në vend të tretë Izmiri me 4 milionë e 394 mijë e 694 banorë.

Kështu me radhe vjen Bursa me 3 milionë e 101 mijë e 833 banorë dhe Antalia me 2 milionë e 548 mijë e 308 banorë.

Rrethi me më pak banorë është Bayburt me 81 mijë e 910 banorë.

Kategoritë
BotaLajme