Polonia mund të përballet këtë javë me nga 20 mijë raste në dite, deklarojnë autoritetet

Polonia mund të regjistrojë këtë javë deri në 20 mijë raste në ditë si pasojë e coronavirusit, bazuar në njoftimin e ministrisë polake të shëndetësisë.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, për më tepër një zëdhënës i ministrisë tha se polakët duhet të presin masa kufizuese gjatë pushimeve të Pashkëve.

Numri i rasteve të infektimit me coronavirus është duke u rritur sërish në gjithë Evropë, duke i dhënë fund trendit gjashtëjavor të rënies, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Rritja e numrit të rasteve është nxitur nga përhapja e varianteve të reja dhe “hapja e shoqërive në mënyrë jo të duhur dhe të pakontrolluar”, ka thënë Hans Kluge, drejtor për Evropën në OBSH.

I ashtuquajturi variant britanik i coronavirusit, i identifikuar fillimisht në Britani të Madhe, është përhapur tanimë në 27 vendet evropiane të monitoruara nga OBSH-ja.

Kategoritë
BotaLajme